Alexis Sanchez zbulon diçka interesante sa ishte te Man Utd

Futboll

Alexis Sanchez zbulon diçka interesante sa ishte te Man Utd

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 09:07
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez nuk pendohet për vendimin e tij për t’u bashkuar me Manchester United por tha se ai u irritua pasi nuk luajti rregullisht për ‘Djajtë e Kuq’.

Kiliani e gjeti veten duke luftuar për formën që nga momenti kur finalizoi një kalim nga Arsenali në dritaren e transferimit të dimrit të vitit 2018.

Pavarësisht se ishte një futbollist i provuar në Premierligë, Sanchez e pati të vështirë të lë shenjën e tij në Manchester.

”Nuk jam penduar”, tha fillimisht Sanchez”.

“Unë mendoj se jam i lumtur kur luaj për kombëtaren time”.

“Unë isha i lumtur edhe në Manchester United, por gjithmonë u kam thënë miqve të mi: Dua të luaj”.

“Nëse do të më lejonin të luaja, unë do të bëja më të mirën. Ndonjëherë kur luaja 60 minuta, atëherë nuk do të luaja ndeshjen tjetër – dhe nuk e di pse”, zbuloi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat