Maradona rikthehet në stol, zyrtarizohet te Gimnasia La Plata

Futboll

Maradona rikthehet në stol, zyrtarizohet te Gimnasia La Plata

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 06:16
Maradona

Pas aventurës në kategorinë e dytë meksikane me Dorados de Sinaloa, Diego Armando Maradona merr përsipër një detyrë të re.

Legjenda e futbollit argjentinas është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Primera Division në Argjentinë Gimnasia La Plata.

Maradona ka firmosur me klubin e Gimnasias deri në fund të sezonit aktual.

Pasi la një shenjë të madhe në futbollin argjentinas si futbollist, tashmë El Pibe de Oro, do të kërkojë të bëjë edhe në rolin e trajnerin me skuadrën e Gimnasia La Platas që në sezonin e kaluar u rendit në vendin e 18-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat