Francë - Shqipëri, sfidë tjetër e vështirë për kombëtaren kuq e zi

Futboll

Francë - Shqipëri, sfidë tjetër e vështirë për kombëtaren kuq e zi

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Kombëtarja Shqiptare vazhdon të ketë shpresa për një kualifikim në fazën finale të Europianit "Euro 2020".

Pikërisht atje ku kuqezinjtë morën pjesë për herë të parë në një Europian, në Francë, ata do të përballen me vendasit, në stadiumin “Siant Denis” të Parisit, me takimin që fillon në orën 20:45.

Trajneri Edi Reja ka grumbulluar futbollistët që gëzojnë formën më të mirë në këtë fillim kampionati..

Nga ana tjetër, Franca është lider i grupit me 9 pikë, ndërsa sot trajneri Deschamps do të duhet të bëjë llogaritë edhe me disa mungesa të rëndësishme, siç janë ato të Kilyan Mbappe, Paul Pogba, Aymeric Laporte dhe N’Golo Kante.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Mavraj, Gjimshiti, Ismajli; Hysaj, Abrashi, Xhaka, Ramadani, Lenjani; Balaj, Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat