Mallkimi i “numrit 9” te Milani, Inzaghi: Personalisht do t'ia dorëzoja atij…

Futboll

Mallkimi i “numrit 9” te Milani, Inzaghi: Personalisht do t'ia dorëzoja atij…

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:31
Krzysztof Piatek

Mallkimi i numrit 9 po sulmon edhe Krzysztof Piatek. Jemi vetëm në fillim të kampionatit italian, natyrisht, por frika fillon të pushtojë zemrat e tifozëve të Milanit. Numri i sulmuesve që e kanë provuar në kurriz këtë makth në dekadën e fundit nuk janë pak: nga Pato te Luiz Adriano, duke kaluar nëpër Destro dhe Lapadula. Piatek, këtë vit, ka vendosur të sfidojë fatin. Dorëzoi numrin 19 për 9, përkundër të gjitha “magjive”. 

Në lidhje me këtë, Pippo Inzaghi, i fundit që veshi fanellën 9 kuqezi me rezultate mjaft të kënaqshme, u shpreh për “SkySport”: "Unë bëra shaka dje, duke thënë sesa më shpejt të kthehem në Milano, do t'ia jap personalisht fanellën me numrin 9. Piatek është një lojtar i fortë dhe me siguri do të kthehet te golat, do të jetë rezultativ. Uroj që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat