Ederson e pranon: Alisson është një hap mbi të gjithë - Bota Sot
Ederson e pranon: Alisson është një hap mbi të gjithë

Futboll

Ederson e pranon: Alisson është një hap mbi të gjithë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 08:16
Ederson ka pranuar se Alisson Becker e meriton të fitojë çmimin portieri më i mirë nga FIFA.

Portieri i Manchester City, Ederson Moraes, ka pranuar se Alisson është më i mirë.

Ederson ka pranuar se Alisson Becker e meriton të fitojë çmimin portieri më i mirë nga FIFA.

Të dy portierët brazilianë janë nominuar për të fituar këtë çmim, por duket se anëtari i Man City është i dorëzuar para shokut të tij të kombëtares.

“Mendoj se ishim më të mirët, por unë e shoh Alisson një hap përpara” ka thënë Ederson.

“Ai ishte fantastik në Premierligë, fitoi Ligën e Kampionëve, UEFA Superkupën dhe pati sukses në Kupën e Amerikës” ishin fjalët e gardianit të City.

Njësoj sikur Ederson, thuajse të gjithë pajtohen se Alisson e meriton çmimin e më të mirët. Pritet vetëm dita finale për zyrtarizimin nga FIFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...