Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ndihet i pikëlluar që një stadium si “San Siro” po bëhet gati të shembet, për t’i lënë vendin një të impianti modern.
Ai u shpreh se dy klubet e Milanos duhet të jenë të shpejtë dhe të paraqesin një projekt real sesi do të jetë stadiumi i ri, edhe pse ai vetë preferon të bëhej një restaurim të stadiumit aktual.
“Duhet të zgjidhet menjëherë, kështu është e drejtë për të gjitha autoritetet, por mbi të gjithë tifozët e Milanos, ta dinë se cilat janë projektet dhe skenarët përfundimtarë.
Unë nuk po mendoj për një referendum apo asgjë, pasi padyshim që klubet duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e një projekti kaq të madh dhe historik. Sidoqoftë, është mirë që njerëzit të dinë se për çfarë po flasim në të vërtetë.
Ky investim është një proces i domosdoshëm në ditët e sotme ndoshta, por të heqësh dorë nga një pjesë e historisë së të gjithëve, është e vështirë. San Siro është stadiumi më i dashur në Itali.
Në kohën e presidencën time pata kontakte me investitorët kinez që erdhën, por kushti i vetëm ishte që të rindërtonim stadiumit aktual”, theksoi Moratti.
Ish-presidenti beson se Inter dhe Milan do të arrijnë marrëveshjen për ndërtimin e stadiumit të ri, ndërsa theksoi se racizmi që ndodhi ndaj Lukakut në Cagliari të mos ketë shans të ndodhë në impiantin e ri, duke theksuar se teknologjia do i gjejë fajtorët dhe do i përjashtojë.