Driton Latifi, kështu i vlerëson një nga një lojtarët e kombëtares së Kosovës 

Futboll

Driton Latifi, kështu i vlerëson një nga një lojtarët e kombëtares së Kosovës 

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 11:44
Driton Latifi, kështu i vlerëson një nga një lojtarët e kombëtares së Kosovës 

Në përzgjedhjen e formacionit, këtë herë Challandes duke dëshiruar ti besoje ekipit në ndeshjen e fundit, por pjesa e dytë dhe zëvendësimet si angazhimi Rashkajt e kalimi i Hadërgjonajt para Vojvodës këtë e dëshmuan. Besoj se kjo ishte esenca e rrjedhës së golave të pësuar.
Megjithatë shkojmë me radhë:

Muriq - mungon eksperienca, por guxon te provoje, ka përparësi në zgjatje gjatë gjuajtjeve (u dëshmua në penallti), topat në ajër brenda pesëshes i kap lehtë, ata me larg i mbetet ti perceptojë më mirë, loja e tij me këmbë duhet të jetë më e koordinuar me lojtarët, gjithsesi ka potencial dhe ne duhet pasur durim.

Rrahmani - fitoje shumicën e dueleve me Kane, një dalje e tepër dhe u dënuam, disa here ndërmori iniciativa të fillimit te aksionit, mbetet shtyllë e ekipit,
Aliti - shtatëshkurtësia e tij erdhi në shprehje disa herë, edhe niveli me i ulët i garave ku ka luajtur nuk i jepte qetësi.

Hadergjonaj - ndonëse jo në pozite të vetë dha maksimumin, u dallua në pjesën e dytë me kombinimet me Vojvodën.

Vojvoda - loja ishte e nivelit më të lartë se kampionati, anglezët ashiqare nuk e lejonin komoditetin që kërkonte, nuk është fajtor i vetëm në autogol.

Halimi - kontrollonte një pjesë të topit, por hapi i shkurtër dhe afërsia që kishte me lojtarët kundërshtar nuk e bënte, sikur me çekët edhe në këtë ndeshje një humbje topi mjaftoi të ndëshkoheshim, parashikoj se është më i frytshëm si mesfushor ofenziv se sa defanziv,
Voca - zëvendësim i ngadalshëm për Herolindin, duhet me shumë përvojë për këtë nivel, largimi i tij stabilizoi mesfushën.

Celina - teknik i dëshmuar, ndonjëherë mbet mbrapa në aspektin defanziv dhe pëson rënie në angazhim, por gjithsesi mbetet i rrezikshëm për kundërshtarët.
Berisha - ishte nata e tij, dy gola, shumë angazhim dhe përkushtim, por sjelljet e tij pas lojës mund të hapin debatet dhe përgjegjësia e kapitenit nuk i toleron këto.

Muriqi - nuk ishte ai ndaj çekëve, por me vendosjen e tërhequr të ekipit tonë gati se në fushën e vet, kishte shumë probleme në dhënien e fryteve, megjithatë mbetet lojtar me rritjen me të madhe në këtë edicion të garave, nxori penallti dhe ndonëse me debat mori përgjegjësinë e gjuajtjes që e konvertoi në gol, ndoshta edhe elementi i përcjelljes nga skautët e bëri të vetën.
Muslija - për një lojtar vetëm me një lojë dhe direkt titullar në këtë lojë të madhe, bast që bindi nga Challandes, gjithsesi është vlerë e shtuar e konkurrencës së ekipit.

Rashkaj - është dashur të luaj titullar, ka përcjelljen e lojës tonë të kundërshtarit dhe shfaqej i kujdesshëm karshi anglezëve, ishte vendimtar edhe në ndaljen e aksioneve të tyre.
Hasani - zgjedhje befasuese e trajnerit, që ndonëse luajti pak nuk u vërejt me rendiment.
Paçarada - ndonëse i vlerësuar për mungese të nivelit defanziv, shënoi paraqitje solide, sidomos duke avancuar lojën.
Arbitri i lojës dëshmoi se ekipet e vogla lihen anash karshi gjigantëve, duke mos mbajtur peshën e duhur, me një mos ndalim kontraverz, penallti të dyshimtë dhe shumë shpërndarje kartonash pa mëshirë.
Megjithatë, Kosova e pakompletuar shfaqi lojë të hapur, kërcënoi Anglinë e Premier Leagues mos të harrojmë, fitoi simpatinë botërore dhe dëshmoi se nuk është befasisht ku është tani, bëri që rekordet e tre luanëve të rishikohen. Ne ishim të paeksperiencë dhe fati na mungoi, derisa u dënuam nga shumica e rasteve.

Kjo Kosova ka potencial të synojë më shumë se vendi i tretë të kërkojë kualifikimin, veç Malit të Zi besoj se ekipi dot reflektojë si duhet në takimin vendimtar me Çekinë.
Përpara djema na keni bërë krenar... Forca Kosova.
Autori është analist futbolli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat