Napoli publikon videon, dhomat e zhveshjeve janë katastrofike - Bota Sot
Napoli publikon videon, dhomat e zhveshjeve janë katastrofike

Futboll

Napoli publikon videon, dhomat e zhveshjeve janë katastrofike

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:21
Pamje nga videoja

Pamje shokuese nga dhomat e zhveshjeve të stadiumit "San Paolo". Impianti pritet të jetë i gatshëm për sfidën e kësaj fundjave mes Napolit dhe Sampdorias, por duket se problematikat sapo kanë nisur.

Një rrëmujë totale dhe mjete ndërtimi janë parë në dy dhomat e zhveshjeve të stadiumit të nënkampionëve, që kërkuan të shfrytëzonin pushimet nga kombëtaret për të rikonstruktuar këtë pjesë, por duket se planet kanë dështuar.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e klubit në "Tëitter" shihet qartë se në dhoma po ndërtohet. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë klubi i Napolit, pasi takimi kundër gjenovezëve luhet të shtunën.

Ndërkohë, të mërkurën, Napoli pret në shtëpi kampionët në fuqi të Europës, Liverpool, në kuadër të javës së parë të fazës së grupeve të UEFA Champions League.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...