Mourinho harron Interin: Ja ku kam kaluar kujtimet më të bukura si trajner

Futboll

Mourinho harron Interin: Ja ku kam kaluar kujtimet më të bukura si trajner

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:56
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka fituar trofe te Chelsea dhe ka udhëhequr Man United drejt suksesit në Europë, pa harruar edhe tripletën me Interin, por portugezi ka zgjedhur Real Madridin si vendin më të mirë që ka trajnuar në karrierën e tij.

56-vjeçari ka trajnuar gjigantët spanjollë nga 2010 deri 2013 duke fituar titullin kampion në vitin 2012.

“Real Madridi ishte eksperienca ime më e bukur për shkak të gjërave që mësova si trajner, si njeri, por mësimet që kam marrë me vete në karrierë dhe jetën time. Janë kujtimet më të bukura të karrierës time, ishte fantastike,” shprehet Mou për një televizion portugez.

“Ato që më kërkuan te Reali ishin brenda natyrës time. Më thanë se kisha ekipin më të mirë në botë në krahun tjetër (Barcelona), se po na shkatërronin dhe situata duhej kthyer.

Fitorja e Copa del Rey ndryshoi gjithçka, dhe unë fitova superkupën dhe La Liga-n, por dështova tri herë radhazi në gjysmëfinalen e Champions League.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat