Alexis Sanchez: Askush sikur Lukaku

Futboll

Alexis Sanchez: Askush sikur Lukaku

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:51
Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku

Alexis Sanchez nuk ka kursyer lëvdatat për shokun e tij të skuadrës, Romelu Lukaku.

Djaloshi i ri i Inter insiston se nuk ka ndonjë tjetër si Lukaku, dhe se Manchester United bëri shumë ndryshime.

Sanchez dhe Lukaku kishin hasur në vështirësi që të bindnin në Man United dhe janë larguar në drejtim të Inter, ku kiliani Sanchez duket shumë i lumtur.

“Nuk do të gjesh ndonjë sikur ai, askund në botë” ka thënë Sanchez fillimisht, i pyetur për Lukaku.

“Lukaku dhe unë jemi stërvitur mirë. Por, ne duhet të luajmë më shumë ndeshje që të tregojmë më të mirën tonë” ka thënë tutje Alexis.

Lukaku e ka nisur diçka më mirë aventurën e tij me Inter, kurse Sanchez pritet që të kap ritmin në javët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat