Sulmuesi bardhezi gati të shkojë te Man United në janar

Futboll

Sulmuesi bardhezi gati të shkojë te Man United në janar

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 07:13
Mario Mandzukic

Sulmuesi i gjigantëve të Juventus Mario Mandzukic, i cili nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarri-t, është gati të transferohet te Manchester United në merkaton e janarit, këtë e raporton Sportmediaset.

Kroati është përfolur për një largim nga Juve gjatë merkatos së verës, por nuk është bindur nga asnjë prej ofertave të ardhura për të.

Tani raportohet se Mandzukic është i bindur nga fakti se nuk ka një të ardhme tek Juventusi dhe është gati të shkojë tek United për të zëvendësuar Romelu Lukaku-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat