Vukiçeviq: Një pakujdesi në fundin e pjesës së parë na kushtoi - Bota Sot
Vukiçeviq: Një pakujdesi në fundin e pjesës së parë na kushtoi

Futboll

Vukiçeviq: Një pakujdesi në fundin e pjesës së parë na kushtoi

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:28
Vukiçeviq: Një pakujdesi në fundin e pjesës së parë na kushtoi

Kryetrajneri i KF Feronikelit, Dejan Vukiçeviq beson se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen në duel me FC Dritën 1:0, pasi që futbollistët e tij krijuan më shumë në këtë ndeshje, trajneri malazez tha se dueli ndaj gjilanasve ishte sikurse një lojë shahu me shumë taktizime, por në fund vendosi një gabim i vetëm.

“Nuk e merituam humbjen në bazë të rasteve që krijuam në këtë ndeshje, e cila për ne ishte si një lojë shahu. Kufizuam kundërshtarin në mundësitë e veta dhe krijuam mundësitë tona, të cilat megjithatë nuk i shfrytëzuam.

Një pakujdesi në fundin e pjesës së parë na kushtoi. Nuk dua të flas nëse ishte apo jo pozitë jashtë loje, por mund të them që bëmë disa gabime përpara se të vinte ajo goditje drejt portës”, deklaroi Vukiçeviq për “Super Sport Kosova.

”Shefi i shtabit teknik te kampionët në fuqi foli gjithashtu edhe për ngecjen prapa të ekipit të tij me skuadrat e kreut të tabelës, ndërkohë që theksoi faktin se ende është fillimi i kampionatit dhe do të ketë luftë deri në fund.

“Është dashur të rrezikojmë më shumë në pjesën e dytë. Nuk kemi pasur zgjidhje të tjera për këtë ndeshje në repartin sulmues, kemi pak alternativa në stol. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin natyrisht, por me disiplinë dhe angazhimin e lojtarëve jemi shumë të kënaqur. Këto ndeshje vendosen nga një gabim dhe një gol.

Këtë gabim sot e bëmë ne dhe e humbëm ndeshjen. Ende jemi në fillim të kampionatit dhe pres një kampionat tejet interesant. Ndeshja ishte shumë e luftuar, por jo shumë kualitet. Humbëm një betejë, por lufta do vazhdojë deri në fund”, përfundoi 51 vjeçari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...