Barcelona e hapur ta shes Umtitin

Futboll

Barcelona e hapur ta shes Umtitin

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 15:29
Samuel Umtitin

Skuadra e Barcelonës mund ta largojë Samuel Umtitin nga skuadra.

Umtiti nuk ka kaluar momentet më të mira të karrierës së tij gjatë dy sezoneve të fundit dhe jo për fajin e kualiteteve të tij.

Lojtari është përballur me dëmtime të shumta në sezonin e kaluar, e këto probleme me dëmtime po e përcjellin edhe në edicionin e ri.

Sipas ‘Calciomercato’, kjo është edhe një arsye pse Barcelona është e hapur që ta shes lojtarin qysh në janar.

Për qendër mbrojtësin francez interesim ka shprehur skuadra e Juventus, mbrojtja e së cilës është duke u plakur.

Lëndimi i Giorgio Chiellini mund të jetë një arsye shtesë për Juventus që të shtyjnë për transferimin e Umtiti në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat