Man Utd me kontratë ‘speciale’ për De Gea - Bota Sot
Man Utd me kontratë ‘speciale’ për De Gea

Futboll

Man Utd me kontratë ‘speciale’ për De Gea

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 09:16
De Gea

Manchester United ka menduar diçka speciale për ta mbajtur De Gean në ‘Old Trafford’.

Portieri spanjoll është tash e sa kohë në bisedime me skuadrën e Man United, për nënshkrimin e një kontrate të re.

Sipas raportimeve të medieve britanike, spanjolli pritet të fitojë më shumë se Paul Pogba me kontratën e tij të re, por kjo nuk është krejt çka United ka ofruar.

Skuadra ka bërë një pakt interesant, duke i siguruar lojtarit se nuk do të ketë ulje në pagë, nëse skuadra nuk kualifikohet në Ligën  e Kampionëve.

‘The Times’ raporton se De Geas i është ofruar një kontratë katër vjeçare, me 13.5 milionë euro fitime.

Lojtarët e United kanë një ulje në pagë prej 25% kur nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.  Kjo gjë nuk do të ndodh me De Gea.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...