Alba ka problem me kofshë të majtë

Futboll

Alba ka problem me kofshë të majtë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:10
Alba ka problem me kofshë të majtë

Barcelona humbet Jordi Albën për 2 deri në 3 javë. Mbrojtësi i krahut të majtë pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e kësaj të marte në Champions League ndaj Borussias së Dortmundit, duke u larguar nga fusha e lojës përpara kohe.

Alba ka problem në bicepsin femoris të kofshës së majtë dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave për 2 deri në 3 javë.

Jordi Alba humbet kështu tre sfida të La Ligas ato ndaj Granadas, Villareal dhe Getafes dhe nëse ja del të rikuperohet për 2 javë mund të jetë gati për takimin e 2 tetorit ndaj Interit në Champions League ose maksimumi në ndeshjen e fundit të kampionatit para ndalesës së kombëtareve atë ndaj Sevillas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat