Revolta kundrejt presidentit 

Futboll

Revolta kundrejt presidentit 

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:59
Revolta kundrejt presidentit 

Ecuria e dobët e Sampdorisë në këtë fillim sezoni me skuadrën doriane që nuk ka grumbulluar asnjë në 3 javët e para kanë bërë që tifozët e Sampit të shpërthejnë në revolta kundrejt presidentit Massimo Ferrero i cili ka nxjerrë në shitje klubin por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Problemet me ndryshimin e pronësisë së klubit, po i vuan skuadra në fushë dhe si fajtor kryesor tifozët e Sampdorias cilësojnë presidentin Ferrero të cilin e kanë kërcënuar sëfundmi me një shkrim në derën e zyrave të klubit Casa Samp.

“Ferrero famëkeq, ruaj krahët”.

Ndërkohë, për këtë situatë kanë nisur hetimet, teksa janë sekuestruar kamerat e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa shpresa e presidentit është që ekipi të nisë dhe të ndryshojë sjellje në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat