Lukaku: Nuk ishte një lojë e përsosur

Futboll

Lukaku: Nuk ishte një lojë e përsosur

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:05
Lukaku: Nuk ishte një lojë e përsosur

Interi dështoi të fitojë (1:1) kundër Sllavia Pragës, në një ndeshje që për pak rrezikuan ta humbnin, pasi barazuan shifrat vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Për këtë ka folur edhe Romelu Lukaku, i cili në një intervistë është shprehur: “Pjesa e parë ishte shumë e vështirë për ne, pasi Sllavia luajti me një ritëm shumë të lartë dhe na bëri shumë presion.

Në 20 minutat e fundit krijuam shumë raste për të shënuar, por nuk ishte një lojë e përsosur, pasi nuk fituam.

Si ekip ne duhet të punojmë shumë çdo ditë, dhe të bëjmë atë që kërkon trajneri”, u shpreh Lukaku. Në fundjavë Interi do të ketë një ndeshje tjetër shumë të rëndësishme, teksa do të përballen në derbi me Milanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat