Sulmuesi rus, Aleksandr Kokorin është liruar nga burgu dhe i është rikthyer futbollit profesionist.
28 vjeçari, vetëm disa orë pasi doli në liri ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Ligës së Kampionëve, Zenit St, Petersburg.
Kokorin ishte dënuar me 18 muaj burg në muajin maj me akuzën për huliganizëm, raporton BBC.
Por më vonë i është pranuar apeli dhe ai është liruar me kusht, por ka të drejtë të ushtroj profesionin e tij si futbollist.
Kokorin mund të paraqitet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficës me 2 tetor, derisa është i gatshëm për ndeshjen kundër Rubin Kazanit në fundjavë.