Barca do të fitojë 1 miliard euro gjatë këtij sezoni - Bota Sot
Barca do të fitojë 1 miliard euro gjatë këtij sezoni

Futboll

Barca do të fitojë 1 miliard euro gjatë këtij sezoni

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:42
Shefi ekzekutiv i Barcës, Oscar Grau

Skuadra e Barcelonës pritet të fitojë rreth 1 miliard euro gjatë këtij sezoni.

Barcelona do të jetë skuadra e parë sportive që prek shifrën e 1 miliard euro të ardhura.

Shefi ekzekutiv i Barcës, Oscar Grau, ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se pas mbylljes së arkave për sezonin 2018/19, skuadra është në pozitë të mirë me buxhetin.

Sipas fjalëve të Grau, Barca do të fitojë rreth 1,047,000,000 euro gjatë këtij sezoni, shifër që përkthehet si 57 milionë euro më shumë se sezonin e kaluar.

Në sfrën e marketingut, të ardhurat do të rriten për 24% apo rreth 62 milionë euro. Ky është rezultat i sponzorëve të rinj.

Rrol të madh do të luajë edhe zbritja e pagave për departamentin sportiv, për 3%, që përkthehet si rënie nga 525 milionë në 507 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...