Mourinho tregon nëse do të jetë trajner i ri në Real Madrid - Bota Sot
Mourinho tregon nëse do të jetë trajner i ri në Real Madrid

Futboll

Mourinho tregon nëse do të jetë trajner i ri në Real Madrid

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:04
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka reaguar pas spekulimeve të fundit nga mediat spanjolle.

Jose Mourinho ka reaguar pas spekulimeve rreth rikthimit në Real Madrid.

Emri i portugezit ka filluar të përmendet pas presionit të madh mbi Zinedine Zidane te bankina e “Los Blancos”.

Por, Mourinho ka një reagim.

“Nuk më pëlqen të jem trajner në Real Madrid sepse ka një trajner. Nuk mund ta udhëhiqni një ekip që tashmë ka një trajner”, deklaroi Mourinho për “Deportes Cuatro”.

Mourinho foli edhe për kritikat ndaj trajnerit aktual, Zidane.

“Flas me respekt për një trajner që është atje dhe nuk bëhet fjalë për një askush në histori të Real Madridit”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...