Dardan Çaka, gjyqtar i derbit Prishtina – Gjilani

Futboll

Dardan Çaka, gjyqtar i derbit Prishtina – Gjilani

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 20:49
Dardan Çaka

Mbetet njëri prej më të mirëve në Kosovë dhe jo më kot i besohen ndeshjet kryesore.

Fjala është për gjyqtarin e ri nga Vushtrria, Dardan Çaka, i cili është deleguar për ta ndarë drejtësinë në derbin Prishtina-Gjilani.

Kryesuesi i Superligës momentalisht, të dielën do të ketë punë të vështirë, pasi në “Fadil Vokrri” i shkon Prishtinës që në mesjavë regjistroi fitoren e parë këtë edicion.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me datën 22 Shtator, nga ora 20:45, kurse ne, ashtu si çdo herë do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat