Leci: Drita peshon shumë më shumë se Trepça ‘89  - Bota Sot
Leci: Drita peshon shumë më shumë se Trepça ‘89 

Futboll

Leci: Drita peshon shumë më shumë se Trepça ‘89 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:23
Leci

Dy skuadra nga Gjilani, Drita dhe Gjilani, po sundojnë në javët e para të elitës së futbollit të Kosovës. Gjilani prinë me 12 pikë,  ka dy më shumë se Drita në pozitën e dytë. Drita po kalon një periudhë shumë të mirë të rezultateve, tri fitore e një barazim, hiq humbjes së befasishme në start të kampionatit nga Ferizaj me rezultat 1:0.  

Në pesë javët e para po zhvillohet një garë shumë interesante dhe në pamje të parë duket një numër i madh i skuadrave që pretendojnë kreun e tabelës. Ajo çka po befason të gjithë, është Drita dhe Gjilani, dy rivalë të përbetuar, që po luftojnë krah për krah për kreun e tabelës. Dy skuadra që kur ndeshen mes vete sjellin numrin më të madh të shikuesve dhe është edhe derbi më i madh në vendin tonë në vitet e pasluftës.

Liridon Leci, futbollist i Dritës, tha se skuadra e tij është në garë për titullin e kampionit, duke numëruar edhe disa të tjera. Mbrojtësi i dëshmuar befason për Gjilanin, duke mos llogaritur si kandidat për kreun e tabelës. “Intelektualët” po kënaqen me rezultatet e Dritës, e cila kërkon me ngulm kreun. Drita përgatitet maksimalisht për takimin e të dielës (me 22 shtator), ku para shikuesve të vet sfidohet nga rivali i vjetër Trepça ’89. Skuadra bardhekaltër kërkon tre pikë dhe duke shpresuar që të gabon Gjilani, që të marrin kreun e tabelës. 

“Bota sot”: Drita hiq humbjes në start nga Ferizaj me rezultat 1:0 në Gjilan, tani vazhdon me rezultate të shkëlqyeshme, çka e veçon deri me tani?
Liridon Leci:
Grupi i fortë, kualiteti që ka brenda në ekip si dhe puna që është bërë nga ana e stafit të trajnerëve gjatë gjithë kësaj periudhe prej fillimit të përgatitjeve.

“Bota sot”: Drita është në vend të dytë me 10 pikë, ka dy me pak se Gjilani, a janë pikë reale?
Liridon Leci:
Normalisht jemi me meritë këtu ku jemi, kemi mundur edhe më mirë. Mirëpo, jo gjithherë fiton më i miri në futboll. Ndeshjen e parë me Ferizajn e kemi dominuar takimin gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo fati nuk ishte me ne dhe mendoj këtu kemi bërë gabim. Kemi arrit të kthehemi shpejt tek fitoret. Këtë e bëjnë ekipet e mëdha që edhe humbjen edhe fitoren e harrojnë shpejt dhe vazhdojnë tutje synimet e veta.

“Bota sot”: Të dielën Drita e pret Trepçën '89, a synoni vetëm fitore dhe ku janë përparësitë?
Liridon Leci:
Normalisht luajmë në shtëpinë tonë para publikut të mrekullueshëm ‘Intelektualët’ dhe normalisht presim fitore në mënyrë që të ecim drejt objektivave tona. Përparësitë e Dritës janë të shumta: Fondi i lojtarëve, kualitetet e lojtarëve dhe po ashtu ne peshojmë shumë më shumë se Trepça ‘89. Prandaj presim fitore.

“Bota sot”: Përveç Feronikelit, a e shihni edhe Gjilanin si konkurrentin më të fortë për titull?
Liridon Leci:
Normalisht që Gjilani ka bërë përforcime të forta, mirëpo nuk e shoh konkurrent për titull, sepse nuk do të mund të kenë vazhdimësi siç kanë pasur deri me tani. Unë shoh shumë më shumë kandidat për titull se sa Gjilani. Feronikeli, Prishtina, Llapi edhe këta do të jenë kandidat për titull ashtu siç do të jemi edhe ne deri në fund.

“Bota sot”: A do të kemi derbin më të zjarrtë gjatë këtij viti, Drita-Gjilani, kur kihet parasysh edhe forma e te dyja skuadrave?
Liridon Leci:
Unë mendoj se do jetë derbi me më shumë kualitete brenda dy ekipeve dhe do jetë një spektakël i vërtet. Ndoshta do të jetë derbi edhe më i shtrenjtë në futbollin kosovar deri me tani. Domethënë me lojtar më të mirë që kanë pas ekipet ndonjëherë, kështu mendoj unë.

Superliga e Kosovës, java e 6-të
E diel

Drita-Trepça 89'
Dukagjini-Feronikeli
Prishtina-Gjilani

E hënë
Ferizaj-Drenica
Ballkani-Vushtrria
Flamurtari-Llapi
Ndeshjet fillojnë në orën 15.00

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...