Tri ndeshje tejet interesante zhvillohen në Superligën e Kosovës

Futboll

Tri ndeshje tejet interesante zhvillohen në Superligën e Kosovës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 09:26
Superliga e Kosovës

Në Gjilan, Klinë e Prishtinë luhen sot tri ndeshjet e para të xhiros së gjashtë të Ipko Superligës.

Drita luan në shtëpi ndaj Trepçës ’89, për të marrë trepikëshin që do t’ia mundësonte rrëmbimin e kreut të tabelës.

Në Klinë, Dukagjini është vendës i Feronikelit, në një sfidë që në letër i sheh mysafirët si favoritë.

Dy ndeshjet luhen prej orës 15:00.

Ndërkohë sfida më interesante e ditës luhet në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina është nikoqire e Gjilanit.

IPKO SUPERLIGA

15:00 Drita – Trepça ’89 

(Gjyqtarë: G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj, A. Halilaj)

15:00 Dukagjini – Feronikeli 

(Gjyqtarë: B. Jahmurataj, L. Muhadri, A. Ejupi, B. Kasumi)

20:00 Prishtina – Gjilani 

(Gjyqtarë: D. Caka, E. Zeqiri, S. Sekiraqa, S. Isufi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat