Messi për Ronaldon: Asnjërit nuk na pëlqen të humbasim

Futboll

Messi për Ronaldon: Asnjërit nuk na pëlqen të humbasim

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 15:46
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë që as atij e as yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk i pëlqen të humbasin.

Messi mposhti Ronaldon dhe Virgil van Dijk, në çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA.

Portugezi nuk morri pjesë në ceremoni, gjë që ka bërë të këtë shumë pyetje për lidhjen e tyre.

Mirëpo, argjentinasi ka thënë që rivaliteti mes tyre mbetet në fushë.

“Kemi kaluar mirë, për shkak të rivalitetit të madh që kemi pasur për disa vite, ngase njëri nga ne luajti në Barcelonë dhe tjetri në Real Madrid. Njerëzit mendojnë që rivaliteti jonë është përtej futbollit, por nuk është. Të dy duam më të mirën për klubet tona dhe asnjëri nuk do të humbasim. Është diçka që nuk mundemi ta pranojmë. Andaj është garë e madhe mes neve. Gjëja më e rëndësishme është të qëndroj në fushë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat