Një stadium prej 90.000 vendesh mbushet plot vetëm për derbi 

Futboll

Një stadium prej 90.000 vendesh mbushet plot vetëm për derbi 

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 15:35
Një stadium prej 90.000 vendesh mbushet plot vetëm për derbi 

Drejtuesit e Milanit dhe Interit janë bashkuar për të prezantuar projektet për stadiumin e ri, i cili pritet të ndërtohet së shpejti. Për stadiumin e ri ka folur edhe presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, i cili është shprehur: “Kryetari i bashkisë nuk dëshironte të merrte pjesë në këtë projekt, e shoh këtë si një zgjedhje të mençur nga ana e tij. Në stadiumin e ri ne presim më shumë tifozë, me një mestarë pre 60.000 personash të pranishëm aty. Do të ketë një ndrydhim të madh të çmimeve.

Ne e kemi ndarë “San Siron” me Interin për rreth 70 vjet ku kemi pasur marrëveshje të mira. Ne bëjmë zgjedhje të vazhdueshme, kemi një bashkëpunim që zgjat prej shumë vitesh. Të jemi dy klube aty na jep një forcë më të madhe ekonomike ndryshe nga sa mund ta kishim vetë.

Një stadium prej 90.000 vendesh mbushet plot vetëm për derbi, ne duam një stadium që të jetë gjithmonë plot dhe jo gjysmë bosh. “, u shpreh Skaroni.

Për këtë ka folur edhe Ivan Gazidis, i cili u pyet për emrin e stadiumit të ri: “Për momentin është ende herët të flasim për emrin e stadiumit, ne jemi duke për projektin dhe mendoj se është emocionuese. Në fakt ne duam t’i sjellim të dyja klubet aty ku e kanë vendin, gjithashtu duam ta ngremë futbollin italian atje ku i takon të jetë.”, përfundoi Gazidis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat