Allegri afër Tottenham

Futboll

Allegri afër Tottenham

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 18:27
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është afër që të gjej punë të re, pas ndarjes së rrugëve me Juventus.

Ish trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, është shumë afër që të gjej punë në kampionatin elitar anglez të futbollit, Premierligë.

Allegri shihet afër me skuadrën e Tottenham Hotspur, me Pochettinon që lidhet me një kalim të mundshëm tek Real Madrid.

Allegri është pa punë që kur ndau rrugët me Juventus, megjithatë ka bërë të ditur se është i hapur për një punë të re.

Emri i tij më parë ishte lidhur edhe me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich, por nuk kishte ndonjë gjë zyrtare. Mbetet të shihet nëse italiani do të arrijë marrëveshje me Spurs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat