United gati të paguajë 32 milionë stërlina për një… trajner

Futboll

United gati të paguajë 32 milionë stërlina për një… trajner

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 23:25
Manchester United

Manchester United po përgatitet për një blerje të bujshme dhe ai nuk është një lojtar, por një trajner.

E përditshmja britanike “The Sun”, ka zbuluar se “djajtë” janë gati të paguajnë klauzolën prej 32 milionë stërlinash për trajnerin Mauricio Pochettino. Shumë që e mban të lidhur me Spurs.

Argjentinasi aktualisht drejton skuadrën e Tottenham, por duket se do të jetë kandidati kryesor për të drejtuar United në të ardhmen.

Duket se te Manchester United nuk kanë shumë besim te trajneri aktual Ole Gunnar Solskjaer, ndaj po mendojnë që tani për ta zëvendësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat