Sarri: Nuk e kam shikuar Interin

Futboll

Sarri: Nuk e kam shikuar Interin

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 19:08
Maurizio Sarri

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka befasuar me deklaratën e tij në raport me rivalët e Inter.

Inter duket të jetë rivali kryesorë i Juventus këtë edicion, pasi kanë nisur sezonin në mënyrë perfekte, me të gjitha fitore, duke mbajtur tani kreun e tabelës.

Megjithatë, edhe pse rivali kryesorë, Inter duket se nuk ka zgjuar fare kureshtjen e Maurizio Sarri, i cili ka bërë të ditur se nuk ka parë asnjë ndeshje të ‘Zi kaltërve’ këtë edicion.

“Nuk kam parë asnjë ndeshje të Inter këtë sezon, pasi jemi të fokusuar vetëm në skuadrat e para që do të përballemi” ka thënë Sarri.

“Sonte do të shohim disa ndeshje të Bayer Leverkusen, pastaj do të darkojmë. Kam dëgjuar se Inter po luan mirë. Nuk kisha dyshime këtë, pasur parasysh kualitetin e lojtarëve dhe trajnerit. Kam thënë se ky do të jetë sezon i gjatë, shumë i balancuar” ka thënë tutje italiani.

Vikendi i ardhshëm do t’i gjej përballë njëra tjetrës skuadrën e Inter dhe atë të Juventus, në një ndeshje spektakli, për kreun e tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat