Ribery pas fitores kundër Milan: E dua futbollin

Futboll

Ribery pas fitores kundër Milan: E dua futbollin

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 10:00
Franck Ribery

Franck Ribery është shprehur jashtëzakonisht i lumtur dhe entuziazmuar pas fitores së Fiorentinës kundër Milan.

Ribery arriti të gjente edhe rrugën e golit në fitoren 3:1 të Fiorentinës kundër skuadrës së Milan, duke e bërë lojtarin që të harrojë moshën e tij.

36 vjeçari u duartrokit nga tifozëritë e Fiorentinas por edhe atyre të Milan, duke pranuar kështu respektin maksimal.

Pas kësaj, lojtari është shprehur se ndjehet akoma i ri dhe është në dashuri me futbollin.

“Jam i vjetër, por ndjehem i ri në fushë. Futbolli është jeta ime. E dua” ka thënë Ribery.

“Jam i lumtur, kur luan në ‘San Siro’ është gjithmonë speciale. Është arenë e madhe, me shumë tifozë. Është situatë e rëndë për tifozët e Milan, por performancë e rëndësishme për ne” ka thënë tutje francezi.

Ribery ka luajtur rrol të rëndësishëm tek Viola edhe duke ndihmuar lojtarë si Federico Chiesa që të rriten si lojtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat