Momente tmerri për klubin, rrufeja godet avionin

Futboll

Momente tmerri për klubin, rrufeja godet avionin

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 12:12
Momente tmerri për klubin, rrufeja godet avionin

Momente tmerri për klubin e Bundesligës gjermane, rrufeja godet avionin

Një moment tmerri është regjistruar ditën e diel, teksa klubi gjerman i Hertës së Berlinit, ishte duke u kthyer në kryeqytet pas triumfit ndaj Këlnit në ndeshjen e Bundesligës gjermane.

Avioni i skuadrës bardheblu është goditur nga një rrufe dhe kjo ka tronditur jashtë mase lojtarët dhe stafin drejtues të Hertës.

“Kishte një zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. “Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk e kam provuar diçka të tillë.

Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz për “Bild” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat