Granit Xhaka me notë interesante në derbin anglez!

Futboll

Granit Xhaka me notë interesante në derbin anglez!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2019 Në ora: 13:02
Granit Xhaka me notë interesante në derbin anglez!

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, me ekipin e tij dolën me rezultat pozitiv nga “Old Trafford”, duke barazuar 1:1 me Manchester Utd, në ndeshjen e javës së shtatë të Premier League në futboll. Pikë e madhe për ‘Topçinjtë’, ndërsa “Djajtë e kuq” zhgënjye me barazim tifozët dhe mbeten larg kreut të renditjes.   Britanikja “Daily Mail” e vlerësoi me notë deri diku të mirë Xhakën, 6.5.

Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 77-të. Arsenali është në vend të katërt me 12 pikë, ka 9 me pak se lideri Liverpooli dhe Manchester Utd renditet i dhjeti me 9 sosh.

Notat e lojtarëve: Manchester United (4-2-3-1): De Gea 7, Tuanzebe 5.5, Lindelof 6, Maguire 6.5, Young 6, McTominay 8, Pogba 6.5, Andreas Pereira 6 (Greenwood 74, 6), Lingard  6 (Fred 74, 6), James 6.5, Rashford 6.
Arsenal (4-3-3): Leno 7, Chambers 6.5, Sokratis 7, Luiz 6.5, Kolasinac 6, Torreira 5 (Ceballos 55, 6.5), Xhaka 6.5, Guendouzi 7.5, Pepe 5 (Nelson 74, 6), Aubameyang 7, Saka 6.5 (Willock 80, 6).

Duhet theksuar se për Manchester Utd realizoi McTominay (45’) dhe Arsenalin Aubameyang (58’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat