Pse Pogba është problem?

Futboll

Pse Pogba është problem?

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 18:41
Pse Pogba është problem?

Ish-portieri i Manchester United, Peter Schmeichel, mendon se paraqitet jo të mira të Paul Pogbas janë arsyeja kryesore e performancës së dobët të ‘Djajve të Kuq’.

Manchester United të hënën mbrëma nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim përballë Arsenalit, duke luajtur 1:1 në ‘Old Trafford’. Ky rezultat erdhi bashkë me paraqitjen e dobët të skuadrës së Ole Gunnar Solskajer, dhe Schmeichel nuk ka dyshime se ku qëndron problemi më i madh.

“Shikoni se si luan ekipi kur Pogba është në fushë, sa i ngadaltë që është ai”, ka deklaruar Schmeichel.

“Në 25 minutat e parë, ai po kthente topin prapa, dhe kjo për një lojtar të kalibrit të tij, është zhgënjyese. Duket se Pogba është fëmija problematik në ekip”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat