Mancini ka gati lojtarët për ndeshjen me Greqinë, lë jashtë Kean dhe De Rossin

Futboll

Mancini ka gati lojtarët për ndeshjen me Greqinë, lë jashtë Kean dhe De Rossin

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 09:08
Roberto Mancini

Trajneri i kombëtares italiane Roberto Mancini ka bërë gati formacionin për ndeshjet kualifikuese të Euro2020 përballë Greqisë dhe Litenshtejnit duke përfshirë në skuadër dhe Nicolo Zaniolon.

Mesfushori i Romës sëbashku me me Moise Kean u përfshinë në kombëtaren U21 si dënim për një vonesë në një mbledhje të skuadrës në qershor.

Por as në këto ndeshje Mancini nuk e ka ftuar Kean që të bashkohet me skuadrën. Tashmë federata Italiane ka publikuar në faqen e saj zyrtare formacionin e gatshëm për ndeshjet e ardhshme.

Gjatë kohëve të fundit është përfolur edhe për rikthimin e legjendës së mesfushës, Daniele de Rossi por një dëmtim në kofshë e ka ndaluar 36 vjeçarin për t’iu bashkuar kombëtares.

Disa opsione të tjera për teknikun Mancini janë edhe Quagliarella dhe Balotelli por ai ka shumë lojtarë të tjerë në dispozicion.
Italia do të përballet me Greqinë në datën 12 tetor ndërsa 3 ditë më pas do të ndeshet me Litenshtejnin.

“Azzuri” janë me një këmbë në europian pas performancës së mirë në 6 ndeshjet e para kualifikuese duke i fituar të gjitha duke u pozicionuar në vend të parë në grup, 6 pikë larg vendit të dytë Finlandës.

Lojtarët e grumbulluar

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Pierluigi Gollini (Atalanta), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino).

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Cristiano Biraghi (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Alessandro Florenzi (Roma), Armando Izzo (Torino), Gianluca Mancini (Roma), Alessio Romagnoli (Milan), Leonardo Spinazzola (Roma).

Mesfushorë: Nicolo Barella (Inter), Federico Bernardeschi (Juventus), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Stefano Sensi (Inter), Marco Verratti (Paris Saint Germain). Nicolo Zaniolo (Roma).

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Federico Chiesa (Fiorentina), Stephan El Shaarawy (Shanghai Shenhua), Vincenzo Grifo (Freiburg), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat