Veteranët e Ballkanit: A do të kthehen të gjallë apo të burgosur 

Futboll

Veteranët e Ballkanit: A do të kthehen të gjallë apo të burgosur 

Nga: K. G. Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:44
Veteranët e Ballkanit: A do të kthehen të gjallë apo të burgosur 

Në faqen  Veteranët e klubit të futbollit Ballkani nga Theranda, kërkohet që të respektohen të gjitha ata që sakrifikuan për futbollin e Kosovës.

“Gjenerata e artë! Ishin vitet 70-ta dhe 80-ta kur lulëzonte komunizmi, kur politikat u krijuan në atë formë që na çonin drejt asimilimit si shoqëri kosovare, por karakteri jonë i fort nuk e lejoi assesi. Kur filluam që ekipet kosovare të merrnin pjesë në sistemin e garave në futboll në ish Jugosllavi nën regjimin e rreptë të Beogradit dolën super lojtar të Kosovës.

Ekipet si Prishtina e Trepça etj. luanin ligën e parë federative të asokohe që luajtën fare pak në atë ligë shoviniste atëherë dolën disa lojtarë që edhe sot krenohemi me ata si Prekazi, Vokrri, Shengyli, Celina, Muriqi e shumë e shumë tjerë. Ishte koha kur këta lojtar ishin tamam profesionist e që paguanin shumë mirë e që ne i quajmë ‘gjenerata e artë”. Ne konsiderojmë edhe sot që kanë qenë super lojtar me plot talent. Por a mund ti quajmë gjeneratë e artë? Ndoshta! Dhe po! Me shkatërrimin e sistemit hugosllav sportistët tanë dhe populli jonë i Kosovës nuk mund të pajtohet duke ditur që ne jem KOSOVA dhe kërkonim pavarësimin, sportistët e vërtet, bojkotuan garat e atëhershme duke formuar Ligën e Republikës së Kosovës. 

Këtë Gjeneratë pas Pavarësimit mund ta quajmë lirisht Gjeneratë e Artë sepse i thanë stop regjimit serbosllav, të përndjekur e të rrahur, të maltretuar, dhunuar, gjakosur, plagosur e kërcënuar çdo minutë e çast, kurrë nuk ndaluan garat në Ligën e Kosovës deri në fillimin e luftës! Kjo Gjeneratë nuk i ndali as bora e as shiu e as se si regjimi ai serbosllav, në mes plumbave e dhunimeve të shumta vazhduan garat e përfitimi i sportistëve ishte zero.

I mbajtën garat në livadhe e ara, fusha të improvizuar për idealin e Kosovës për Pavarësinë e saj, që këta sportist kur janë nisur për ta zhvilluar një ndeshje nuk e kanë ditur asnjëherë a do të kthehen të gjallë apo të burgosur nga regjimi i atëhershëm, sot njerëzit nuk i quajnë Gjeneratë e artë ne konsiderojmë që kjo Gjeneratë është gjenerata e artë e imagjinoni vetëm si ka qenë për ta zhvilluar një ndeshje të vetme, ferr i vërtet.

Ne sot që i gëzojmë këto ditë lirie në futboll është me meritorja kjo Gjeneratë pas Pavarësimit të Futbollit të viteve të 90-ta, kjo gjë është me meritorja që sot kemi një futboll bukur e ne rritje për çdo ditë. Kjo është gjenerata e artë, shkruan në faqen Veteranët e FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat