Mbrojtësi kuqezi i shënon supergol me kokë Sampdorisë

Futboll

Mbrojtësi kuqezi i shënon supergol me kokë Sampdorisë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 19:00
Mbrojtësi i Kombëtares i shënon supergol me kokë Sampdorisë

Fantastik mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla! Talenti 19-vjeçar vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Veronës!

Pasi neutralizoi Piontek dhe Ronaldon, shqiptari tashmë ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një protagonist absolut te skuadra e tij.

Në minutën e 9-të, pas një ekzekutimi nga këndi, shqiptari ka kërcyer më shumë nga të gjithë duke realizuar një supergol me kokë. Verona udhëheq 1:0 ndaj Sampdorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat