Bonaventura do të jetë eksperimenti i Giampaolo për Genoan?

Futboll

Bonaventura do të jetë eksperimenti i Giampaolo për Genoan?

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 19:33
Bonaventura

Marco Giampaolo duket se do të eksperimentojë me Bonaventura në ndeshjen që duhet ta fitojë me doemos.

Thuhet se Milan mund ta luajë Giacomo Bonaventura në ndeshjen e rëndësishme kundër Genoa, në atë që do të ishte starti i tij i parë në thuajse një vit.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se Giampaolo do të rrezikojë gjithçka në ‘Marassi’, duke i dhënë pozitën e titullarit Bonaventuras.

Lojtari mund të luajë edhe si trekuartist para Paquetas e Biglias, për të ndihmuar Leaon e Piatek.

Bonaventura është jashtë fushave të blerta qysh nga muaji tetor i vitit 2018, kur dëmtonte ligamentet e gjurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat