Edhe kjo ndodhë, Trepça fantome iu drejtohet policisë dhe kërkon siguri për ndeshjen me Cërvena Zvezdën

Futboll

Edhe kjo ndodhë, Trepça fantome iu drejtohet policisë dhe kërkon siguri për ndeshjen me Cërvena Zvezdën

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2019 Në ora: 13:54
Zvezda

Klubi i futbollit Trepça fantome është e gatshme ta presë Cërvena Zvezdën e Beogradit, por kanë një shqetësim ndeshja është ende e pasigurt, pasi nuk ka asnjë konfirmim, siç thuhet, "nga pala kosovare".

“Ne kemi garanci të forta se Federata Serbe e Futbollit po bën gjithçka që mundet për të luajtur këtë ndeshje me ne.

Për fat të keq, ne nuk kemi ende konfirmim nga Kosova", tha drejtori i klubit Treppa, Bojan Jakshiq. Ndeshja është planifikuar të luhet të nërkurën nga ora 14:00.

Ndeshja do të duhet të luhet të mërkurën në ora 14:00. KF Trepça të hënën edhe zyrtarisht iu ka drejtuar policisë së Kosovës duke kërkuar organizimin e kësaj ndeshje dhe asistencën e tyre gjatë ndeshjes.

Ende nuk është marrë asnjë përgjigje. Futbollistët e Zvezdës do të shkojnë sot në Novi Pazar, ku do të kalojnë natën dhe nga ku do të fillojnë në vendkalimin administrativ të Jarinjes të mërkurën rreth orës 11 të mëngjesit. Jakshiq ka thënë se nuk ka asnjë arsye që ndeshja mos të luhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat