Sermaxhaj: Gjibraltari është kombëtarja e cila ju ka dashtë Kosovës - Bota Sot
Sermaxhaj: Gjibraltari është kombëtarja e cila ju ka dashtë Kosovës

Futboll

Sermaxhaj: Gjibraltari është kombëtarja e cila ju ka dashtë Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 13:23
Sermaxhaj: Gjibraltari është kombëtarja e cila ju ka dashtë Kosovës

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet maksimalisht për dy sfida, por më e rëndësishmja është ajo në fillim të javës së ardhshme përkatësisht me 14 tetor, në orën 20.45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të takohen me Malin në Zi në kuadër të grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Para kësaj ndeshje shumë domethënëse për Kosovën, do ta zhvillojnë edhe një miqësore me Gjibraltarin në stadiumin “Fadil Vokrri” pikërisht me 10 tetor, në orën 18.00.

Ndeshje që do t’i shërbejë përzgjedhësit të kombëtares tonë, Bernard Challandes, që ta shoh formën e secilit lojtar në prag të sfidës së madhe me malazezët. Kosova është në pozitën e tretë me 8 pikë, ngec për 4 pikë nga lideri Anglia dhe për një nga Çekia që renditet në pozitën e dytë.

E gjithë vëmendja është për sfidën e 14 tetorit, ku janë shitur edhe të gjitha biletat dhe të gjithë presin fitore, që do të ishte jashtëzakonisht e madhe për faktin se i shton dukshëm gjasat për kualifikim. Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, ka deklaruar se ballafaqimi me Gjibraltarin është i dobishëm për të pa formën e secilit futbollist. “Do të jetë mundësi e mirë për të parë formën e lojtarëve, sidomos të atyre të ish të lënduarve që tani janë rikthyer në listë për këto dy ndeshje dhe për të komponuar ekipin dhe mënyrën se si do të luajnë ndaj Malit të Zi që është ndeshje shumë e vlefshme.  

Padyshim që kjo ndeshje është e mirëseardhur sepse kanë mundësi të paraqiten disa nga lojtarët që kanë minuta me pak të luajtura dhe gjithashtu që është me e rëndësishmja të përpiqen që të vazhdojnë me ndeshjet e njëjta sikur në të kaluarën dhe të jenë sa më të gatshëm e më të fuqishëm ndaj Malit te Zi”, thotë Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

 “Gjibraltari është kombëtarja e cila ju ka dashtë Kosovës në këtë hapësirë të ndeshjeve kontrolluese sepse është kombëtare në të cilën Kosova mund të bëj shumë në aspektin e komponimit dhe mënyrës së lojës së saj e cila i shërben shumë ndaj asaj zyrtare me malazezët”, tha më tutje. Rikthehet Milot Rashica, që po tregon formë të lartë me Werderin, a mendoni se nëse e mundim Malin Zi, do të jemi afër ëndrrës?

“Mali i Zi duhet të mposhtet me apo pa dikënd tjetër të rëndësishëm. Rikthimi i Rashicës vetëm sa e forcon edhe më shumë cilësinë brenda ekipit tonë dhe është e mirëseardhur kjo.

Sa i përket ëndrrës nuk i dihet. Ndeshjet tjera janë më të vështira se sa kjo ndaj Malit te Zi por njëherë duhet të mendohet vetëm për malazezët, pastaj të mendojmë të tjerat”, përfundoi Sermaxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...