Rashica s’luan kundër Gjibraltarit, por është i gatshëm për Malin e Zi - Bota Sot
Rashica s’luan kundër Gjibraltarit, por është i gatshëm për Malin e Zi

Futboll

Rashica s’luan kundër Gjibraltarit, por është i gatshëm për Malin e Zi

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:06
Milot Rashica

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka pranuar se nuk do të rrezikojë me Milot Rashicën duke e futur në ndeshjen miqësore të së enjtes kundër Gjibraltarit, por do ta ruajë atë për takimin e Grupit A kualifikues për Euro 2020 kundër Malit të Zi të hënën.

Rashica iu bashkua ekipit kombëtar dardan këtë të hënë për herë të parë që prej muajit qershor, pasi i humbi ndeshjet kualifikuese të shtatorit shkaku i një lëndimi me klubin e tij Werder Bremen.

Duke folur të mërkurën në një konferencë për media në Prishtinë para ndeshjes së nesërme kundër Gjibraltarit, Challandes tha se anësori vushtrrias është plotësisht i gatshëm, por nuk do të rrezikojë me të dhe ta ruajë për ndeshjen e së hënës kundër Malit të Zi.

“Rashica është më mirë. Do të jetë gati për të hënën, nesër nuk do të rrezikojmë”, tha Challandes.

23-vjeçari u stërvit i veçuar nga bashkatdhetarët e tij në seancën e së martës mbrëma, pasi trajneri zviceran i verdhekaltërve po e ruan yllin më të madh të skuadrës nga frika se mund t’i rikthehet lëndimi muskulor që e kishte pësuar në muajin gusht.

Rashica luajti në dy ndeshjet e Werderit kundër Dortmundit dhe Frankfurtit në Bundesligë në dy javët e fundit, duke e lënë prapa lëndimin muskulor.

Challandes foli edhe për një pjesë të futbollistëve të tjerë, të cilët përballen me shqetësime.

“Muriqi po ushtron, Shala sot do të ushtrojë me ekipin. Paqarada e Vojvoda kanë po ashtu lëndime të lehta, por mund të ushtrojnë dhe të jenë gati”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...