Deklaratë sensacionale nga Messi: U ndjeva i keqtrajtuar, isha shumë afër të largohesha nga Barcelona

Futboll

Deklaratë sensacionale nga Messi: U ndjeva i keqtrajtuar, isha shumë afër të largohesha nga Barcelona

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:35
Leo Messi

Lionel Messi ka zbuluar se ai ishte shumë afër të largohej nga Barcelona në vitin 2014, pasi ai dhe babai i tij u ndëshkuan për manipulim me taksa.

Pesë herë “Topi i Artë” akuzohej se ka përdorur llogari në Belize dhe Uruguai për të fshehur të ardhura nga të drejtat e imazhit, duke dëmtuar shtetin e Spanjës me 4.1 milionë gjatë viteve 2007-2009.

Messi eventualisht u shpall fajtor dhe u dënua me 21 muaj burg dhe gjobë prej 2 milionë eurove, por sigurisht se dënimin nuk e pagoi me burg por me të holla.

Dhe tani argjentinasi e ka pranuar se pas këtyre akuzave ai dëshiroi të largohej.

“E kisha në mendje të largohesha atë kohë, jo nga Barcelona, por nga Spanja,” tha ai.

“Ndjehesha i keqtrajtuar dhe nuk dëshiroja të isha këtu më.

“Dera m’u hap nga disa klube, por kurrë nuk mora ofertë zyrtare sepse të gjithë e dinin dëshirën time për të vazhduar me Barcelonën. Ndjenja që e kisha, tejkaloi atë që ndjeja për klubin.

“Ishte e vështirë për mua dhe familjen time, shumë njerëz nuk e dinin nëpër çka po kaloja dhe dëgjova se një sektor i shtypit ndihmoi që kjo të ndodhte.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat