Premier League zgjedh lojtarin dhe trajnerin më të mirë të muajit

Futboll

Premier League zgjedh lojtarin dhe trajnerin më të mirë të muajit

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:10
Premier League

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emery Aubameyang është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit shtator në Premier League.

Ylli nga Gaboni mori vota për t’u shpallur më i miri, pas kaloi një muaj të jashtëzakonshëm me fanellën e “topçinjve”. Aubameyang ka mposhtur në këtë garë: Trent Alexander-Arnold, Kevin De Bruyne, Son Heung-min dhe Riyad Mahrez.

Gjithashtu edhe Jurgen Klopp u zgjodh si trajneri më i mirë i muajit.

Tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp e fitoi këtë çmim pasi skuadra e tij nuk njeh asnjë humbje në elitën e futbollit britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat