Kepa "kërcënon" De Gea, thotë se e bën për të mirën e Spanjës

Futboll

Kepa "kërcënon" De Gea, thotë se e bën për të mirën e Spanjës

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 09:45
Kepa Arrizabalaga, David de Gea

Kepa Arrizabalaga e ndien fort betejën e tij me David de Gea për të qenë zgjedhje e parë në portën e Spanjës, vetëm se këtë rivalitet e sheh si gjë të mirë për kombëtaren. “Gardiani” i Chelsea ka qenë startues në katër nga pesë ndeshjet e fundit të ekipit kombëtar, me De Gea në formacion gjatë fitores 4-0 ndaj Ishujve Faroe, muajin e kaluar. De Gea zhvilloi një Kupë Bote të dobët në Rusi, pas sezonit zhgënjyes me Manchester United, ndaj trajneri i “La Roja”, Robert Moreno, deklaroi kohët e fundit se nuk ka një titullar të padiskutueshëm për portën.

Spanja luan sot në Oslo me Norvegjinë dhe Kepa pritet ta nisë titullar. "Qëllimi im është të luaj, - tha ai në konferencën para ndeshjes. - Të gjithë lojtarët duan të jenë në formacionin fillestar. Unë jam i qartë, i sigurt dhe dua ta ndihmoj ekipin. Nëse jam njëri nga njëmbëdhjetët lojtarët e përzgjedhur nga trajneri, qëllimi im është të fitoj ndeshjen. Kjo nuk do të jetë e lehtë ndaj Norvegjisë. Ndihem mirë dhe kam besim. Është e vërtetë që mezi kam marrë pjesë në Kupën e Botës, por tani jam në gjendje ta ndihmoj ekipin më shumë.

Kurdoherë që ka një debat mbi një pozicion në kombëtare, është gjë e mirë, sepse përfiton ekipi. Meqenëse politika e rotacionit në portë është bërë e zakonshme, duhet të besoni te vetja. Ka komente në shtyp, por nuk përfshihem në to. Fjala jonë duhet thënë në fushën e lojës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat