Ranieri debuton ndaj Romës

Futboll

Ranieri debuton ndaj Romës

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 18:38
Claudio Ranieri

Tashmë është zyrtare, Claudio Ranieri pason Eusebio Di Francescon në stolin e Sampdorias.

Lajmi i dha nga vetë klubi gjenovez në faqen e tij në internet:

“Presidenti Massimo Ferrero e klubi i Sampdorias i urojnë mirëseardhjen Claudi Ranierit, i cili është i lidhur me shoqërinë në cilësinë e trajnerit të skuadrës së parë deri më 30 qershor 2021.

Presidenti u uron trajnerit punë të mbarë, bazuar në impenjim dhe pasion,” shkruhet në komunikatën e Sampdorias.

Fati e do që debutimin 67-vjeçari ta bëjë kundër Romës, ish-skuadrës së tij, më “Luiggi Ferraris”, më 20 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat