Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Malit të Zi

Futboll

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Malit të Zi

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 07:19
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, kundër Malit të Zi.

Stërvitja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila fillon në ora 18:00. Para fillimit të stërvitjes, do të mbahet një konferencë për media.

Stërvitje në “Fadil Vokrri” do të zhvillojë edhe Mali i Zi.

Kombëtarja e Kosovës shpreson në fitore, për t’i rritur gjasat e saja për një kualifikim të mundshëm në evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat