Tension tek Juventus, tifozët kërkojnë përjashtimin e lojtarit

Futboll

Tension tek Juventus, tifozët kërkojnë përjashtimin e lojtarit

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:49
Juventus

Disa prej tifozëve të Juventusit duan që klubi të përjashtojë mbrojtësin Merih Demiral për shkak të pikëpamjeve politike të lojtarit.

Demiral ka luajtur për kombëtaren turke në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Francës.

Teksa bindi me paraqitjet e tij në të dyja ndeshjet, Demiral gjithashtu festoi me një salutim ushtarak duke shprehur mbështetjen për presidentin turk Recep Erdogan.

Tani tifozët juventinë kanë nisur hashtagun DemiralOut që po shfaqet në Twitter. Ata duan që klubi i tyre të ndjekë të njëjtën rrugë si St. Pauli që përjashtoi lojtarin e tij Cenk Sahin pasi bëri një festim të ngjashëm në një ndeshje të kategorisë së dytë gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat