Xhaka dhe Mehmedi me Zvicrën e gjunjëzuan Irlandën

Futboll

Xhaka dhe Mehmedi me Zvicrën e gjunjëzuan Irlandën

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Zvicrës arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për dy vendet e para në grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. Zvicra e gjunjëzoi me rezultat 2:0 Republikën e Irlandës në ndeshjen e xhiros së tetë, e cila u luajt në Gjenevë. Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi luajtën titullarë. Në minutën e 16-të Admir Mehmedi asistoi dhe Haris Seferoviq shënon nga rreth 18 metra. Në minutën e 28-të Mehmedi u largua për shkak të lëndimit, ndërsa Xhaka u ndëshkua me karton rë verdhë në minutën e 32-të.

Në minutën e 77-të Zvicra lëshoi një mundësi të mirë kur Rodriguez gjuajti nga penalltia por portieri Randolph e priti me sukses paksa e ndihmoi edhe shtylla. Në minutën e 90+3 Duffy shënon autogol për 2:0 Zvicra renditet në vend të tretë me 11 pikë por ka një pikë me pak se Irlanda që ka një takim më shumë dhe në pozitën e dytë është Danimarka me 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat