Fati duhet të qëndrojë në formacionin startues

Futboll

Fati duhet të qëndrojë në formacionin startues

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:18
Ansu Fati

Ish-trajneri i Spanjës U21, Luis Milla ka thënë se Barcelona duhet ta mbajë sulmuesin Ansu Fati të përfshirë në skuadrën e parë.

16-vjeçari debutoj në kombëtaren e Spanjës U21 dhe ka bërë një lojë shumë të mirë, që ka impresionuar shumë njerëz.

Milla ka thënë se spanjolli duhet të qëndroj në formacionin e parë, në mënyrë që të mësohet ende më shumë.

“Është djalë që në moshën e tij duhet të luaj më shumë, por largimi nga formacioni i parë në të dytin do ta lëndonte. Mendoj se për formacionin e parë do të ishte i duhuri, sidomos kur skuadra luan në tri garat”, deklaroi ai.

Në fund Milla tha se Fati ka nevojë t’i bëhet kontrata e re, në mënyrë që familja e tij të mos mendoj për ndonjë klub tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat