Operacioni i Alexis Sanchez shuan ëndrrën talentit të Interit!

Futboll

Operacioni i Alexis Sanchez shuan ëndrrën talentit të Interit!

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:53
Lautaro

Alexis Sanchez do të duhet të operohet dhe do të jetë gati për Interin vetëm në vitin 2020, pra në janar! Një humbje e rëndë kjo për zikaltërit dhe për Antonio Conten, por edhe një pengesë e madhe që i heq kështu ëndrrën talentit zikaltër, Sebastiano Esposito, i cili duhet të merrte pjesë në Botërorin e moshave në Brazil, që do të nisë më 26 tetor, duke përfaqësuar Italinë.

Por, tani do të duhet të qëndrojë si sulmues i katërt në skuadrën e Contes, bashkë me Lukakun, Lautaron dhe Politanon, që janë për atë rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat