Lëndohet De Gea, nuk do të paraqitet në takimin kundër Liverpoolit

Futboll

Lëndohet De Gea, nuk do të paraqitet në takimin kundër Liverpoolit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 18:58
De Gea

David De Gea do të humbasë ndeshjen e Manchester United kundër Liverpoolit të dielën, në mes të frikës se ai mund të jetë jashtë deri në dy muaj.

Guardiani i Djajve të Kuq pësoi një lëndim në ndeshjen kualifikuese të europianit, ku Spanja ishte mysafir i Suedisë.

Spanjolli ka dëmtuar kofshën dhe u rrëzua në tokë edhe pse nuk ishte aksion apo ndonjë presion në lojë.

Trajneri i United ka frikë se dëmtimi i tij mund ta lë atë jashtë fushave deri në dy muaj.

Kjo do të linte Ole Gunnar Solskjaer pa zgjidhje tjetër përveç të luante me rezervistin Sergio Romero.

De Gea rrezikon të mos luaj deri në ndeshjet e krishtlindjeve në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat