Ozil: Njerëzit duan që unë të ndryshoj

Futboll

Ozil: Njerëzit duan që unë të ndryshoj

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:53
Mesut Ozil

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se njerëzit duan që gjermani të ndryshoj, por asnjëherë nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Ozil nuk ka arritur të gjej formën e duhur që nga largimi i trajnerit Arsene Wenger, derisa Unai Emery kërkon shitjen e tij gjatë afatit dimëror.

31-vjeçari ka thënë se zemërohet kur nuk luan mirë, pasi dëshiron gjithmonë të jetë perfekt.

“Njerëzit duan që të ndryshoj, por kam qenë kështu që nga dita që fillova të luaj futboll. Nëse në ndonjë ndeshje nuk luaj mirë zemërohem, pasi dua të jem perfekt. Nuk do ta kem të lehtë, por nuk do të ndryshoj. Ky jam unë, i njëjti person që kam qenë në Schalke, Werder Bremen, Real Madrid dhe kombëtaren e Gjermanisë. Kam pasur sukses gjithkund dhe këtë gjë do vazhdoj ta bëj”, deklaroi ai.

I interesuar për shërbimet e gjermanit është gjiganti turk, Fernebahqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat